Teksa kanë mbetur më pak se një vit nga skadimi i afatit të moratoriumit të gjuetisë qeveria ka gati draft-ligjin për kufizimin e këtij aktiviteti. Ku thuhet se gjuetia do të lejohet vetëm në zonat e miratuara me ligj, të cilat do të jepen me qira për gjuetarët.
Lidhur me këtë Erald Xeka, Biolog nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë në MCN Live u shpreh se në 12 vite është bërë shumë pak për gjuetinë.
Ai tha se nuk duhet nëse bashkitë janë të përgatitura për të menaxhuar këtë aktivitet. Sipas tij ky draft nuk e ndalon tregtimin e gjahut, kur kjo ka qenë një problem që ka prishur dikur gjuetinë.
Mendoj se ky draft është i vonuar, një periudhë e gjatë mbyllje e aktivitetit të gjuetisë dhe do duhej të shoqërohej me një paketë masash për këtë plan të hapjes së gjuetisë. Mendoj se është bërë shumë pak përveç draftit të paraqitur para një jave.
Zonat e gjuetisë kanë qenë dhe te ligji vjetër por kompetencat janë të transferuara që shkojnë gjuetia pranë bashkive.
Kjo ka të mirat e veta se aty duhet të jetë sepse bashkitë janë më pranë zonave të gjuetisë dhe njohin më mirë territorin, por a janë ato të përgatitura për ta menaxhuar këtë sepse duhet të ishin ngritur kapacitete, njerëz të përgatitur, kapacitete.
Po ashtu shoh që është hequr neni për gjueti turistike të organizuar që duhet theksuar se ka qenë një pjesë e fajit për mbylljen e gjatë të 12 viteve sepse vinin gjuetarë italianë dikur dhe kryenin gjueti pa kufi, por prapë e kanë një pozon të hapur me guida gjuetie. Mendoj se është e mirë që është hequr zona speciale për klasat politike të privilegjuara.
Rritja e moshës së gjuetarit nga 22 në 25 është një pikë tjetër, por doja të ndalesha te tregtia egër që ka qenë dhe te ligji i vjetër, por nëse e shohim ligjin ai nuk e ndalon tregtimin e gjahut i siguruar në mënyrë të ligjshme, por nëse i kthehemi problemit tregtia ka qenë një nga faktorët kryesore që ka prishur gjuetinë sepse nevoja për të furnizuar restorantet të shtynë drejt gjuetisë së shfrenuar.



