Zgjedhjet/ Çaka: Nëse do ketë shkelje të rënda dhe ndikime të jashtme, mund të ketë pavlefshmëri në zona të caktuara (VIDEO)

Zgjedhjet/ Çaka: Nëse do ketë shkelje të rënda dhe ndikime të jashtme, mund të ketë pavlefshmëri në zona të caktuara (VIDEO)

Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dritan Çaka thotë se vota e diasporës do të ndajë se cilët deputetë do të na përfaqësojnë në Kuvend.

Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se risia në këto zgjedhje ka qenë vota e emigrantit, ndërsa pjesën tjetër e cilësoi si të njëjtën retorikë të të gjitha zgjedhjeve që janë zhvilluar në Shqipëri.

Çaka shtoi se nëse do ketë verifikim të krimeve zgjedhore që kanë ndikuar në procesin zgjedhor, kjo nuk lidhet vetëm me kandidatin, pasi ka ndikuar edhe në votën për subjektin politik.

Në këtë drejtim shtoi se nëse do të ketë shkelje të rënda me ndikime të jashtme, automatikisht këto mund të jenë edhe shkaqe për pavlefshmëri në zona të caktuara.

Ka pasur një numër relativisht të lartë të votave të pavlefshme, por kjo nuk është risi.

Nëse votohet një subjekt politik dhe kandidati i një subjekti tjetër, kjo e nxjerr votën të pavlefshme.

Në vlerësimin tim shoh që mund të jetë një pjesë edhe thjesht vullneti i zgjedhësve për ta nxjerrë votën të tillë.

Do shihet në ditët në vazhdim nëse do ketë ankesa për Greqinë nga forca të caktuara politike. ka pasur një diskurs shumë të gjatë lidhur me votën e emigrantëve dhe sidomos ata nga Greqia, për mënyrën si është procesuar.

Por do jenë struktura si KAS dhe Kolegji Zgjedhor që do të japin drejtim.

Pjesa kryesore e akuzave ka të bëjë me mënyrën si është marrë fleta e votimit nga emigrantët, nëse e ka marrë personi apo një familjar i tij. zgjedhësit e diasporës mund të shpreheshin në platformën PER nëse e kanë marrë fletën e votimit.

Certifikimin e zgjedhjeve e bën Komisioni Rregullator, pas përfundimit të gjitha hallkave të ankimit dhe vendimeve që do të jepen nga ana e Kolegjit Zgjedhor.

Nëse Kolegji nuk gjen parregullsi që mund të çonin në ndryshimin e rezultatit dhe ne si Komision Rregullator do të marrim vendimin tonë.  

Nëse do ketë verifikim të krimeve zgjedhore që kanë ndikuar në procesin zgjedhor, kjo nuk lidhet vetëm me kandidatin, pasi ka ndikuar edhe në votën për subjektin politik.

Nëse do kemi shkelje të rënda me ndikime të jashtme, automatikisht këto mund të jenë edhe shkaqe për pavlefshmëri në zona të caktuara.

Luftën më të madhe e shoh në Tiranë mes zonjës Gjylameti dhe zonjës Xhaçka. Lufta për votën preferenciale është më e lartë në Tiranë.

Kanë mbetur edhe 15 mijë vota për t’u numëruar në Tiranë dhe nuk është çudi që të ndryshojë rezultati.

Mes zonjës Gjylameti dhe zonjës Xhaçka rezultati mund të ndryshojë nga votat e panumëruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy