
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zhdukja e Ervis Martinajt nuk është një ngjarje që mund të mbahet e fshehtë përgjithmonë, për shkak të numrit të madh të personave që, sipas tij, kanë qenë të përfshirë në organizimin e rrëmbimit.
Sipas Dervishit, bëhet fjalë për një operacion të madh kriminal, ku kanë marrë pjesë shumë persona dhe që herët a vonë pritet të zbardhet.
Gazetari kritikoi edhe mënyrën se si janë zhvilluar hetimet nga autoritetet shqiptare.
Sipas tij, çështja është shumë më e rëndë sesa një ngjarje e zakonshme kriminale dhe kërkon hetim në nivel të lartë.
Zhdukja e Ervis Martinajt nuk është ngarje që fshihet se personat që organizuan rrmëbimin nuk janë 1 dhe 2, por janë 100 e 200 dhe është e vështirë në një të ardhme të mos dalë kush dhe të mos ketë ndryshuar një raport politik dhe të mbyllet. Një ngjarje është shumë e madhe për t’u fshehur.
Policia vajti me shumë vonesë për hetime te një vilë ku u tha se ishte rrëmbyer, pastaj u tha se u bë një ekspertizë, më pas e mori prokuroria e Laçit e pastaj ajo e Lezhës.
Kjo nuk është një çështje që ta marrë një prokurori atje matanë se Martinajn e shtypi një makinë, por se është viktimë jo vetëm e një grupi të organizuar, por e disa grupeve. Kjo është ajo që çalon dhe një detaj tjetër që personat që kanë bërë atë organizim me peshë me bandën e Fushë Krujës kanë qenë me uniforma policie dhe mund të vinin të pushtonin parlamentin.
Kur u zhduk Martinaj ka qenë një aplikcion që është thyer dhe nëse do të zbardhen tabulatet dhe SPAK ka marrë nga këto përgjime, atëherë mund të zbardhen, nëse do të ketë dëshirë.



