Avokati Geron Gunbardhi thotë se lidhur me digjitalizimin e regjistrit të pronave, abuzimi më i madh me tokat është në bregdet dhe këtë e tregon regjistri i Dhërmiut, i cili sipas tij nuk shpallet pikërisht për këtë arsye.
Në bregdet nis puna pa u marrë leja e ndërtimit. Këta vazhdojnë me “e ka fajin Berisha”, që ka 9 vjet që nuk është në pushtet. Këta që kanë 9 vjet në qeveri nuk dinë asgjë.
Asgjë nuk dështon pa dëshirën e qeverisë. Pronat po të duash t’i bësh, vetëm nga zyrat mund t’i menaxhosh. Pronarët kanë kufitar, ka vazhdimësi prona. Fshati Dhërmi është dhënë trefish. Nëse janë 1 mijë metër katror, atje janë dhënë për tremijë metër vërtetime pronësie. Kallëzimet janë pa fund. Nuk e hapin dot regjistrin e Dhërmiut, është i frikshëm Dhërmiu. Zoti Lame e ka në zyrë menaxhimin e bregdetit, por nuk e publikojnë. Nuk e shpallin dot, ky është realiteti.
Gunbardhi tha se ndryshimet në ligjin e pronave bëhen para çdo fushate.
Por në vitin 2022 t’u falësh tokën e pronarëve të ligjshëm njerëzve të panjohur (investitorëve strategjikë), është e pafalshme. Ka procese gjyqësore pa fund. Nuk kanë konflikt dy himariotë mes tyre, kanë konflikt ai që nuk dihet nga është me atë që është nga fshati. Këta mbarojnë njëherë ndërtimin, pastaj do flasin me pronarin e ligjshëm më vonë, pasi të jenë ndërtuar vila.
Qeveria përveç shout të prishjes së pallatit të Bashës, që ia shpërbleu katërfish, asgjë tjetër nuk bëri. Janë thjesht ligje para zgjedhjeve. Po të shikoni me vëmendje, para zgjedhjeve gjithmonë ka ndryshime në ligjin e legalizimeve. Janë vetëm për vota. Po arrijmë 32 vjet në demokraci, kur do të zgjidhet?



