Katër muaj protestë, Qori: Rama nuk ka qenë produkt i vullnetit të qytetarëve, por i krimit

Katër muaj protestë, Qori: Rama nuk ka qenë produkt i vullnetit të qytetarëve, por i krimit

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me katër muaj protestë të qytetarëve të cilët vijojnë të dalin në rrugë kundër klasës së vjetër politike.

 

Ai tha se viti i ri akademik do i sjellë protestës drejtime të reja dhe se protesta do kohën e vetë që të realizojë objektivat e saj, teksa shtoi se konsistenca e protestuesve tregon dëshirën për të ndryshuar vendin.

 

Sipas tij, kryeministri duhet të ishte i përgjegjshëm para shoqërisë, por ai nuk ka ardhur si produkt i vullnetit të qytetarëve por si pasojë e krimit.

 

Protesta ka gjallërinë e vetë, jetën e vetë dhe me ardhjen e studentëve besoj do ketë kulmet e veta. Ne nuk jemi vend normal demokratik, por jemi një sistem i tërë i keqbërjes dhe vjedhjes. Nëse do ishim një vend demokratik normal qeveria do të kishte rënë prej kohësh. Protesta do kohë të realizojë objektivat e saj. Studentët janë një forcë e madhe në çdo vend. 

 

Në shoqërinë tonë kanë qenë pararojë e ndryshimeve të mëdha. Sot dhe pse janë më pak në numër krahasuar me vitet e shkuara, pra kemi një rënie me 18% të numrit të përgjithshëm të studentëve e prapë së prapë ka ende shumë të rinj, studentë dhe mbi të gjitha studentë që ndryshe nga brezi im janë studentë me përgjegjësi ekonomike. Sot shumica e studentëve të mi janë të detyruar të punojnë. Studenti i sotëm nuk është vetëm studentë, por më herët se duhet po përballet me barrën ekonomike dhe duhet të punojë medoemos dhe ka një arsye më shumë për të protestuar. 

 

Ka një sens më të stërvitur të përgjegjësisë shoqërore dhe politike. Studentët do ngrihen në protesta dhe kur ata dalin masivisht në rrugë, ndryshimi do jetë më i madh. Politika e vjetër është e paprincipë, por qytetarët e kanë të qartë dhe s’kanë ndërmend të përzihen me asnjë prej këtyre fosileve të komprometuara. Pavarësisht se ka marrë vota, mbështetja e Ramës ka ardhur nga krimi i organizuar dhe jo vullneti qytetarëve. 

 

Objektivi ynë i parë dhe i protestës është që Edi Rama të japë dorëheqjen. Pra për lëvizjen bashkë përparësi do të jetë rrëzimi i qeverisë, por nuk do rrimë të papërgatitur për zgjedhjet lokale, paralelisht vijojmë dhe organizmin me strukturat tona qoftë për zgjedhje të parakohshme dhe qoftë ato lokale, por Them zgjedhje të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy