
Numri i njerëzve të vrarë për shkak të tërmetit që goditi dje Pakistanin verilindor ka arritur në 38, njofton Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave Kombëtare atje.
Deri më tani, ka të dhëna për 646 të plagosur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, veçanërisht në Kashmir. Dy ura, një rrugë dhe 454 shtëpi janë shkatërruar krejtësisht nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë.



