Rritja e çmimeve/ Selami Xhepa: Autoritetet i kanë “duart e lidhura”, të hiqen disa taksa pa sens për naftën (VIDEO)   

Rritja e çmimeve/ Selami Xhepa: Autoritetet i kanë “duart e lidhura”, të hiqen disa taksa pa sens për naftën (VIDEO)   

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa foli sot në MCN Live lidhur me fenomenin e rritjes së çmimeve duke u shprehur se autoritetet i kanë “duart e lidhura”. Xhepa theksoi se nëse Banka Qendrore rrit normën e interesit atëherë mund të krijohet një situatë e rrezikshme duke marrë parasysh borxhin publik të Shqipërisë.

Inflacioni do vazhdojë të jetë mbi objektivin. Ky vit pa dyshim që do jetë në nivele të larta. Shumë nga faktorët janë përqendruar në afatgjatë. Ana pozitive është që disa ekonomistë besojnë shumë se Bankat Qendrore do ta kthejnë inflacionin nën kontroll. Por me borxhet që kemi, një rritje e normave të interesit do të prodhonte rreziqe të mëdha për krizat e borxhit”, u shpreh eksperti i ekonomisë.

Autoritetet i kanë duart e lidhura. Instrumenti që Bankat Qendrore kanë është rritja e normës së interesit por që do ishte shumë e rrezikshme duke marrë parasysh borxhin. Duart janë të lidhura sepse hapësira për politika monetare për inflacionin janë të kufizuara. Banka Qendrore është e detyruar ose të lejojë inflacionin dhe të godasë konsumatorin, ose të rrisë normën e interesit. E vetmja mundësi do ishte akoma rritje e huamarrjes për të mbështetur shtresat në nevojë”, tha Xhepa.

Duke u ndalur te rritja e çmimit të naftës dhe si mund të veprojë qeveria, Selami Xhepa u shpreh:

 Nëse heq një mori taksash, si taks qarkullimi dhe taks karboni që janë shtuar pa sens ekonomik, kjo do të ishte e dobishme. Në tregun e karburanteve të kemi një konkurrencë të shtuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy