Gordani: KESH në situatë të mirë, kufizimi i hidrokarbureve nga BE do rrisë çmimin e energjisë

Gordani: KESH në situatë të mirë, kufizimi i hidrokarbureve nga BE do rrisë çmimin e energjisë

Eksperti i energjisë, Lorenc Gordani në ‘MCN Economy’ deklaroi se 175 mln euro të shpenzuara nga KESH për energji elektrike nuk mund të konsiderohet ndonjë sasi e jashtëzakonshme, por në një ekonomi tregu energjia duhet të reflektohet deri te konsumatori final.         

Ai tha se nuk kemi institucione që kanë pavarësi që të sigurojnë në mënyrë të pavarur çmimin që janë kostot e blerjes së mallit prandaj situata është ende e paqartë e asaj që do të ndodhi në të ardhmen.

175 mln euro që janë shpenzuar nga KESH ndoshta nuk ngjan ndonjë sasi e jashtëzakonshme por duhet kuptuar se kjo vjen në pjesën e parë të vitit, në pjesën kur kemi dhe reshje. Tani kanë nisur importet me sasi më të rëndësishme dhe kjo mbetet të shohim. Në një ekonomi tregu energjia duhet të reflektohet deri te konsumatori final. Deri tani nuk kemi ndryshim të çmimit, rishikohet për bizneset, kemi pasur qeverisje politike por në Shqipëri e dimë që kemi institucione që nuk kanë pavarësi që të sigurojnë në mënyrë të pavarur çmimin që janë kostot e blerjes së mallit prandaj situata është ende e paqartë e asaj që do të ndodhi, prandaj pritet në ditët në vijim për të parë ndryshimet e çmimit.

I pyetur nëse parashikohet të ketë një rritje të energjisë elektrike, Gordani u shpreh se pa diskutim që kjo gjë pritet për aq kohë sa Bashkimi Europian ka ndaluar dhe importet e hidrokarbureve nga Rusia. Ai tha se aktualisht KESH ndodhet në një situatë të mirë edhe pse sipas tij në tregun energjetik nuk flitet asnjëherë për siguri optimale. Ai tha se pritet një periudhë e vështirë ku nuk do jetë problemi vetëm rritja e çmimit, por edhe mungesa e tregut se ku do gjendet.

Padiskutim që pritet të ketë një rritje të energjisë. Sot kemi fash orare që çmimi është 490 euro për kë/orë. Edhe kjo na ndihmon për të thënë se energjia nuk tregtohet në çdo orë të ditës me të njëjtin cmim sepse ai përcaktohet nga kapaciteti i tregjeve dhe karciteti dhe kur ato bashkohen kemi çmimet që arrijnë pikun. Pritet të shtohen sepse Bashkimi Europain ka vendosur të bllokojë importet e naftës dhe nga ana tjetër po brenda këtij muaji parashikohet kufizimi edhe për gazin, qymyrin ku dihet që Evropa është një importues i madh i tyre dhe mbetet e vështirë për të gjetur tregjet e reja. Pra kjo periudhë pritet e vështirë dhe do arrijmë në atë pikë ku nuk do jemi në vështirësi vetëm për rritjen e çmimit të energjisë por dhe nëse do e gjejmë dot. Aktualisht KESH ndodhet në një situatë të mirë, por në tregun e energjisë nuk flitet asnjëherë me siguri optimale. Sa më shpejt të futemi në politikën e tregut më shumë do jemi efektiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy