
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka më të vështirë të merret me Ukrainën, se sa me Rusinë, në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
“Rusia është një palë më e lehtë për t’u dakordësuar në marrëveshjen e paqes në Ukrainë”, tha Trump.
Komentet e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bënë nga Zyra Ovale, ku ai përsëriti kritikat për Kievin.
Më herët, Ukraina tha se përdori për here të parë avionët Mirage, prodhim francez, për të zmbrapsur një sulm brenda natës në infrastrukturën e saj energjetike.
Lëvizja erdhi pak ditë pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Kievin, duke përfshirë edhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës.



