“Kam vjedhur celularë e portofola, sa nuk i mbaj mend”, rrëfehet 60-vjeçari që i bëri zbor policisë për 5 muaj

“Kam vjedhur celularë e portofola, sa nuk i mbaj mend”, rrëfehet 60-vjeçari që i bëri zbor policisë për 5 muaj

Vidhte aq shpesh celulare dhe portofola saqë nuk mbante mend kujt i vidhte dhe kujt ja shiste më pas.

E tillë është historia e 60-vjecarit Luan Satka nga Tirana i cili për më shumë se pesë muaj angazhoi policinë dhe prokurorinë për identifikimin e tij. Rasti më i fundit i 60-vjeçarit ishte vjedhja e një celulari në recepsionin e një kompanie Call Center.

Taktika qe i ndiqte ishte duke u afruar në sportelet e kompanive private apo zyrave ku bëhen pagesa të ndryshme dhe merrte prej andej celularë apo protofola që liheshin shkujdesur nga persona të ndryshëm mbi sportele.

Por fakti që mbante të veshur gjithnje të njëjtën bluzë dhe kapele e ka zbuluar më në fund.

I pyetur gjatë gjykimit 60-vjecari Satka ka deklaruar: Kam vjedhur shumë celularë dhe nuk mbaj mend për rastin që pashë pamjet filmike. I vjedh dhe më pasi i shes tek Banka e Shqipërisë, nuk kam lekë për të ngrënë buke dhe ndaj vjedh. Shumicën e kohës e kalojë afer Pazarit të Ri dhe në Laprake. Kam vjedhur shumë telefona celularë dhe portofola dhe nuk mbaj mend se kujt ia kam shitur”.

Pavarësisht sinqeritetit të treguar Gjykata e Tiranës në fund e dënoi me 9 muaj burgim vetëm për një episod vjedhje, ndërsa për të tjerat vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tyre. /tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy