Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti thotë se kriza shqiptaro-serbe, është një krizë etnike tradicionale, trashëgimi e ardhur nga brezi.
Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv lidhur me incidentet e javës së fundit në Veri të Kosovës, ai deklaroi se krizat etnike i rezistojnë të gjithë sistemeve ndërkombëtare.
Për SHBA që kërkojnë ta tërheqin Serbinë dhe një pjesë e vendeve perëndimore, do e kenë të vështirë, nëse Serbia nuk i nënshtrohet një procesi të ç’ideolizimit.
Qëndrimi i SHBA duhet parë si një moment i caktuar i një megaskeme, bënë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, tani po bëjnë thirrje për tërheqjen e kryetarëve komunalë.
Por nuk është tërheqje e mbështetjes amerikane ndaj Kosovës.
Ata druhen se ngurtësimi i pozitave të Serbisë, pasi mund të ketë ashpërsim të marrëdhënieve në Europën Juglindore, pasi mund tu kthehen opsioneve kombëtariste, prej së cilës varet siguria në Europë.
Do jetë shumë e vështirë të arrihet paqtim me Kosovën, nëse Serbia nuk i nënshtrohet një procesi ç’ideolizimi, i cili do të pasohet me trazira sociale dhe politike, ndaj dilema e saj është ekzistenciale.



