Rolls Royce shkurton 9 mijë vende pune

Rolls Royce shkurton 9 mijë vende pune

Rolls-Royce pritet të shkurtojë 9 000 vende pune. Pandemia ka pasur efektet e saj direkte mbi kompaninë, e cila parashikon se do t’i duhen disa vite të rikpuerojë fitimet.

Firma, e cila bën motorët për aeroplanët, tha që zvogëlimi në gati një të pestën e forcës së tij të punës do të ndikojë kryesisht në ndarjen e saj hapësinore ajrore.

"Kjo nuk është një krizë që po e krijojmë ne. Por është kriza me të cilën përballemi dhe jemi të detyruar të marrim masat tona”, tha shefi Ëarren East.

Pjesa më e madhe e shkurtimeve të punës pritet të jetë në Britaninë e Madhe.

Rolls-Royce ka 52 000 njerëz të punësuar në të gjithë botën.

Udhëtimi ajror ka pasur një pauzë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit në të gjithë botën dhe shumë linja ajrore kanë njoftuar për shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

Përveç vendeve të punës, kompania do të ulë edhe kostot në fusha të tilla si fabrikat dhe pronat e saj. Ajo pret që përmes kësaj të kursejë në total 1.3 miliardë paund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy