
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.
Komisioni ka konstatuar probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin: pasuria, itegriteti dhe aftësitë profesionale.
Çela rezulton të këtë në pronësi një shtëpi banimi si dhe tokë are ullishtë, ku janë të mbjellë mbi 50 rrënjë ullinj të vjetër si edhe 250 rrënjë ullinj e agrume.
Efekte në vendim pati edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili vlerëson se Alltun Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar.
Alltun Çela ka mbajtur detyrën e kreut të Gjykatës së Sarandës prej vitit 2008.



