Transporti urban/ Qoshja: Asnjë datë për rifillimin (VIDEO)

Transporti urban/ Qoshja: Asnjë datë për rifillimin (VIDEO)

Pezullimi i punës për transportin urban është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë të vetmen mënyrë për të lëvizur.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për hapjen e trasnportit urban, ende nuk ka një datë për rifillimin e  këtij shërbimi. Vendimi më i fundit i kryeministrit nuk është pritur mirë nga shoqata kombëtare e transportit urban, pohon Rixhin Qoshja, kreu i kësaj shoqate.

“Me gëzim nuk e pritëm normalisht, fakti që nuk do rifillojmë ende po bëhet një problem çdo ditë e më shqetësues, si për neve të operatorëve të transportit publik, ashtu edhe për përdoruesit të tyre. Kështu që neve mezi presim që të rinisim, po më tepër se sa mund të thotë kryeministri, nuk mund të them dot. Nuk është aspak e drejtë, transporti publik është shumë thelbësor për jetën e qytetit, ekonomike, sociale, etj, por nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në pritje të këtij protokolli të famshëm të sigurisë që duhet të aplikojmë dhe ç’është më e rëndësishmja, të skemës financiare se si duhet të funksionoj ky shërbim”.

Shembulli sipas Qoshjes, duhet marre nga vendet fqinje që e kane rikthyer këtë shërbim më herët.

“Prishtina është vendi më i afërt i joni që e ka filluar, vetëm ditët e para ka pasur problematikë me pasagjerët, mënyrën se si duhet të sillen, por tani është normalizuar çdo gjë, dhe transporti publik funksionin normalisht, duke aplikuar protokollet e sigurisë, distancat, por që funksionon”.

Në lidhje me rifillimin e transportit urban nuk është shprehur ende as komiteti i ekperteve, duke e bërë më të gjatë pritjen e qytetarëve për të marrë këtë shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy