Konflikt me amë me bashkëfshatarin, lihet në burg ish-kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë

Konflikt me amë me bashkëfshatarin, lihet në burg ish-kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u arrestua më 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Me masën e sigurisë arrest në burg vijon të jetë dhe personi i tjetër i ndaluar për ngjarjen, Altin Marku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy