Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të masterplanit për rikonstruktimin e QSUT-së në Tiranë, kryeministri Rama tha se mjekët specialistë që shkojnë në spitalet rajonale do të shpërblehen me bonuse. Por ideja e kreut të qeverisë nuk mbështetet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Deputeti demokrat ka reaguar me anë të një statusi, ku shprehet se propozimi i Ramës nuk do të përmirësojë asgjë, madje të kujton “punën fizike në fshat”.
Statusi i Shehut
Z.RAMA SOT NE QSUT I JEP UDHEZIME TE GABUARA MINISTRES SE PROPOZUAR TE SHENDETESISE.
Z.Rama deklaron se zgjidhja e gjendjes katastrofale me mjeke specialiste ne rrethe do behet me nje “deus ex machina”, me pagesen prej 5000-10000 leke per cdo dite pune, qe mjeket e institucioneve qendrore do te realizojne ne periferi!!!!!
SPEKULIM QE TE KUJTON “PUNEN FIZIKE NE FSHAT”:
Me kete utopi veçse krijohet nje diskriminim i qarte per mjeket qe punojne ne periferi, ndaj aftesive e punes se tyre.
Kjo platforme sui generis nuk do te permiresoje asgje, ajo duket si nje mballome mbi gjendjen tragjike te sherbimit mjekesor.
Zgjidhja e kesaj situate urgjente kerkon politika shume te qarta e shume dimensionale, qe nga domosdoshmeria e shtimit te financimeve per shendetesine, rritja e numrit te studenteve te mjekesise, rritjes kuotave te specializimeve perfshi dhe ate te mjekut familjes, kualifikimeve, kushteve dinjitoze te punes e shperblimeve per mjeket, kudo ku punojne ata, decentralizimin e konkurencen e institucioneve etj.
Z.RAMA SPEKULON ME RRITJEN 10% TE PAGAVE PER MJEKET.
Mos te harrojme se kjo kerkohet te behet vetem ne 3 muajet e fundit te mandatit, pa asnje shtese ne kater vite, pra jemi reth 2,5% ne vit, gje qe nuk realizon as indeksimin. (Po per infermieret e punonjesit e tjere te sistemit?!)
DHE KESHTU…. SOT U VAZHDUA ME KESHILLA TE GABUARA, GJE QE RIKONFIRMON MUNGESEN E VIZIONIT TE POLITIKAVE SHENDETESORE TE KESAJ MAXHORANCE.
Ne fakt nuk u tha asnje fjale per “Shendetesine Falas” dhe per pacientet qe presin?!



