Pandemia i dha “goditjen” e fundit punës në zyrë  

Pandemia i dha “goditjen” e fundit punës në zyrë  

Koronavirusi ka “shkretuar” zyrat. Sipas një vëzhgimi të kryer në mars nga Josas Immobiliare, në Romë, Itali, rreth 950 mijë metra katrorë sipërfaqe zyrash ishin bosh.

Oferta tani është diçka e vjetër”, thotë Mauro Ciardi, shef i departamentit të korporatave për Josas Imobiliare.

Në fakt, një krizë e tillë kishte nisur më parë, por koronavirusi vetëm sa e përshpejtoi. Kompani të vogla dhe të mesme kishin bashkëpunuar edhe më parë për ndarjen e mjediseve të punës.

"Disa kompani të mëdha kanë zgjedhur këtë praktikë, pra smart working. Ato po shqyrtojnë nevojat e tyre për hapësira, që gjithashtu lidht me uljen e mundshme të stafit që duhet do të zbatojnë për t'u përballur me krizën", shton presidenti i Fimaa (Federata Italiane e Brokerëve të Biznesit), Maurizio Pezzetta.

Një problem që prek gjithashtu sipërmarrësit e mesëm të vegjël, tregtarët, profesionistët dhe shërbimet që së bashku përfaqësojnë përqindjen më të madhe të tregut imobiliar në zona të caktuara. Sipas Pezzetta-s, "të dhënat tregojnë një kërkesë në ulje të qirave në progres për ambientet tregtare dhe zyrat prej rreth 30%, ashtu siç kemi monitoruar një ulje prej rreth 25-30% në kërkesën që hapësira të ndahet me të tjerë, një shifër përfaqëson një përqindje më pak negative se sa prisnim. Dhe tarifat e kërkuara aktualisht janë ulur mesatarisht me rreth 10-15%, krahasuar me pritshmëritë fillestare".

Puna në distancë e ka tkurrur kërkesën për mjedise. Me situatën e krijuar nga Covid-19, ajo u bë domosdoshmëri dhe aktualisht pothuajse të gjitha kompanitë e aplikojnë.

Prandaj, punëdhënësi e gjen veten me hapësira të papërdorura: u duhen zyra më të vogla. Ndërkohë, pronarët duhet të ulin çmimet e qirave në mënyrë që të sigurojnë një kontratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy