22 stacione zjarrfikëse do të ngrihen gjatë këtij vendimi në bashkitë e reja. Qeveria ka miratimin e listës së stacioneve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, të cilat do të ngrihen në bashkitë që nuk kanë shërbim të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (MZSH), për vitet 2017 dhe 2018.
Efektet financiare për ngritjen e 12 stacioneve të reja për vitin 2017, në vlerën 111 360 000 lekë do të përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet transferues specifike për njësitë e vetëqeverisjes vendore për vitin 2017.
Ndërkaq në vitin 2018 do të ngrihen 10 stacioneve të reja zjarrfikëse. Kalendarin e krijimit të stacioneve zjarrfikëse të reja do ta ndjekë Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkitë që përfitojnë nga vendimi.
LISTA E BASHKIVE TË CILAT DO TË NGRENË STACIONE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN (MZSH), PËR VITIN 2017
1.Stacion zjarrfikës në Bashkinë Shijak
2. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Vorë
3. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Rrogozhinë
4. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Divjakë
5. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Cërrik
6. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Përrenjas
7. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Ura Vajgurore
8. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Kamëz
9. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Vau i Dejës
10. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Finiq
11. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Këlcyrë
12. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Fushë-Arrës
LISTA E BASHKIVE TË CILAT DO TË NGRENË STACIONE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN (MZSH), PËR VITIN 2018
1. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Belsh
2. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Dropull
3. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Klos
4. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Konispol
5. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Libohovë
6. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Maliq
7. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Memaliaj
8. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Roskovec
9. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Pustec
10. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Selenicë



