Trump imponon tarifa të larta të importeve të çelikut dhe aluminit, luftë e re tregtare me Kinën

Trump imponon tarifa të larta të importeve të çelikut dhe aluminit, luftë e re tregtare me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu sot vullnetin e tij për të marrë masa më të mëdha penguese kundër importimeve të çelikut dhe aluminit, ku më shumë preket Kina dhe Kanadaja.

Për momentin, data e shpalljes së këtyre vendimeve mbetet ende e panjohur. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se produktet e çelikut përballen me një tarifë prej 25%, me 10% për mallrat e aluminit.

SHBA importon katër herë më shumë çelik sesa eksporton, dhe mbështetet në çelik nga më shumë se 100 vende.

“Industritë tona të çelikut dhe aluminit janë shkatërruar nga dekada tregti e pandershme dhe një politikë shumë e keqe me vende të ndryshme në botë”, shkruan në profilin e tij në rrjetin social "Twitter" presidenti amerikan.

Trump planifikon tarifa ndaj çelikut dhe aluminit të importuar - rrezikon luftë tregtare me Kinën

Ai shtoi se ne nuk duhet të lëmë vendin tonë, sipërmarrjet tona dhe punëtorët tanë të jenë viktima të tregtisë, duke theksuar se nevojitet një tregti e lirë dhe e ndershme.

Vlera e aksioneve të prodhuesve të çelikut amerikan u rrit ndjeshëm në bursa pas njoftimit të presidentit Trump.

Sipas BBC, lajmi për rritjen e tarifave të çelikut dhe aluminit ka të ngjarë të provokojë një reagim të zemëruar nga Kina dhe analistët kanë shprehur frikën e mundësisë së luftës së re tregtare mes dy bendeve më të fuqishme në botë.

Aleatët kryesorë të SHBA-së janë gjithashtu në rrezik për t'u goditur me kosto më të larta, por nuk është e qartë nëse ndonjë vend do të përjashtohet nga masat e reja të Trump.

Ai e publikoi këtë në Twitter në kohën që këshilltari ekonomik i presidentit kinez, Liu He, ndodhet për vizitë në Uashington.

Ai pritet të takohet me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, por jo me Trump-in, sipas disa përgjegjësve amerikanë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy