Ndryshimet në qeveri/ Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Ndryshimet në qeveri/ Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Janë betuar para presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj, të cilët nga sot marrin detyrën e re në qeverinë Rama.

Para Begajt u betuan ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Votimi i ministrave në seancën e së martës, u shoqërua me tensione dhe debate nga ana e opozitës.

Minsitrat e rinj u votuan në seancën e posaçme të Kuvendit, pas lëvizjeve në qeveri, të cilat u bënë të ditura nga kryesocialisti Edi Rama, në Kongresin e PS.

Emërimet:

Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy