
47-vjeçari Ludovik Syziu në Mirditë ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur në pjesën e pasme të makinës së tij e cila ishte parkuar në oborrin e banesës së tij.
Gazetari Jul Simoni në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të MCN Tv, tha se policia po heton në dy pista kryesore, atë të një sulmi për shkak të kaluarës së vëllait të tij Dritan Syziu (kreu i bandës së Mirditës) dhe atë të një konflikti të vetë 47-vjeçarit.

Policia po heton në dy pista. Po heton të shkuarën e vëllait, dhe pistën tjetër të ndonjë konflikti të 47-vjeçarit që ishte objekt i sulmit.
Në dëshminë e tij, Syziu ka deklaruar se nuk ka dijeni për autorët. Janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjarët e tij.
Ludovik Syziu është vëllai Dritan Syziut, i njohur si kreu i bandës së Mirditës dhe ishte dënuar më burgim të përjetshëm në vitin 2000 për vrasjen e një polici, por prej 20 vitesh ai rezulton të jetë i zhdukur. Kjo ngjarje ka kthyer vëmendjen tek e shkuara.
Ngjarja ndodhi në fshatin Malaj, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës.



