Berisha: Shqipëria votoi kundër NATO-s dhe SHBA. Bushati: Berisha bën thirrje për luftë në Ballkan

Berisha: Shqipëria votoi kundër NATO-s dhe SHBA. Bushati: Berisha bën thirrje për luftë në Ballkan

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë. Sipas deputetit demokrat qeveria Rama ka votuar ligje kundra NATO-s dhe firmos marrëveshje duke me vendet që janë në konflikt me aleancën.

Sipas tij, Rama kërkon të prishë marrëdhëniet me SHBA-­të dhe NATO­-s, pas deklaratave për Trump, kur ishte ende kandidat për president. Berisha lexoi edhe një dokument për armët bërthamore të NATO­-s, ku Shqipëria sipas tij, para se Trump të bëhej President votoi pro, dhe kur Trump u bë President votoi kundër NATO-­s dhe SHBA-­ve.  

Nuk po them se ne kemi shkelur me të dyja këmbët angazhimet tona ndaj NATO-s, siç është buxheti, por të votosh kundër asaj që kërkojnë shtete si Franca dhe Britania e Madhe, fuqi nukleare, a nuk është kjo thikë në interesin e sigurisë kombëtare?! Kush i drejton këta? Nga kush frymëzohen këta?! Nga Teherani? Apo kthehen mbrapsht tek etërit e tyre?! 

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i kërkoi Berishës që të bë publike të gjitha shkresat për të cilat ai flet. Bushati theksoi se për cilin ligj ndërkombëtar flet Berisha dhe në emër të kujt? Ministri theksoi se kam të gjitha takimet me të dhëna dhe statistika. Ai deklaroi se Beruisha bën thirrje për luftë në Ballkan.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy