
Kosova mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mes të muajit dhe fitorja e Vetëvendosjes projektohet deri tani si rezultati më i mundshëm. Megjithatë, edhe pse një parti e majtë, Vetëvendosje duket se nuk gëzon ndonjë simpati në radhës së majtës në Shqipëri. Në një analizë në studion e lajmeve në MCN TV, analisti dhe gazetari Mustafa Nano e shpjegon këtë me aleancat mes liderëve.
“Mendoj se arsyeja kryesore është se në aksin Tiranë-Prishtinë janë vendosur disa aleanca që po bëhen jetëgjata. Ajo mes Ramës dhe Thaçit është e njohur. Në kuptimin që është e konsoliduar. Kurti nuk do të preferonte Ramën, kështu që ka zgjedhur Berishën dhe Bashën. Janë llogari të tilla që dominojnë”, tha Nano.



