Një tjetër gjykatës kritikohet nga kryeministri/ Rama: Klarent Demiri pengoi çlirimin e “tokës së xanun”!

Një tjetër gjykatës kritikohet nga kryeministri/ Rama: Klarent Demiri pengoi çlirimin e “tokës së xanun”!

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për gjykatësin Klarent Demiri, pasi sipas tij ai po pengon ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një hapësire publike të zaptuar nga një lokal. Ndërsa ka postuar një foto nga lokali, kreu i qeverisë thekson se ky gjyqtar ka marrë dy vendime që sipas tij bien ndesh me interesin publik dhe zbatimin e programit në funksion të Shqipërisë 2030 në BE. Rama paralajmëron se do t’i drejtohet organeve të pavarura të kontrollit të gjyqësorit, si për Demirin, gjykatës Balliun, apo prokurore Gjelin. 

POSTIMI 

Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?

Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE

Një gjë është pak po e sigurtë: 

Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut

Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy