Historia ‘funny’ e nisjes së dashurisë mes Kristit dhe Jorit: Ja si e takova familjen e saj para se të bëhesha i dashuri i Jorit!

Historia ‘funny’ e nisjes së dashurisë mes Kristit dhe Jorit: Ja si e takova familjen e saj para se të bëhesha i dashuri i Jorit!

Jorida dhe Kristian Cuca janë çifti viral i TikTok që për shikuesit e programit të mëngjesit sollën historinë e dashurisë së tyre interesante po aq sa qesharake.

Ata tashmë janë bërë viral me postime te lezeçme në rrjete sociale nga përditshmëria e tyre dhe fakti se të martuarit u ka ndryshuar jetën të dyve.

Ndërkohë takimi i tyre dhe dashuria ka një histori shumë interesante.

Jorida:

Ne i kemi nisur krejt rastësisht postimet në TikTok, fillimisht u dërgonim shokëve dhe duke na pëlqyer filluam ti postonim edhe për të tjerët.

Ndërkohë historia jona ka nisur shumë interesante, sepse ne u njohëm fillimisht ne eventin e Vasil Nacit, ndërkohë që nuk kishim mundësi me fol me njëri-tjetrin dhe u gjetëm përmes postimeve të eventit. Duke folur gjatë në internet, një ditë kishim ditëlindje familjare dhe ai si me shaka tha unë po vij, unë mendova ky nuk do vije dhe i çova lokacion, kur e shoh te dera.

D.m.th. u takua me gjyshërit e dajat e mi, sepse prindërit ishin në punë, përpara meje.

Ndërkohë pasi ka ndenjur aty jemi nisur në shtëpinë e tij dhe që nga ajo ditë në jemi bashkë dhe të pandashëm.

Kristiani:

Fillimisht ne nuk folëm në atë event por e vazhduam në rrjete sociale, dhe më pas kur shova atë ditë në shtëpinë e saj, takova familjen e saj përpara asaj vet.

Më pas erdhi Jori folëm dhe kur dolëm nga shtëpia e vazhduam në shtëpinë tonë dhe që nga ajo ditë ne jemi bashkë. Dukeshim sikur kishim vite që njiheshim. Më pas unë kisha një udhëtim në Dubai dhe kur jam kthyer që nga aeroporti kemi ikur të takonim prindërit e Jorit.

Sot në më pak se një vit njohje, ne presim një bebe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy