
Ambasadorja e suedeze, Elsa Hastad, ishte sot e pranishme në Paçram të Shkodrës, nga ku foli për fushatën zgjedhore në vend. Para gazetarëve, ajo tha se ishte e pranishme në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor, ndërsa shtoi se është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës.
Ajo bëri thirrje për "kujdes", duke theksuar se stadi në të cilin ndodhet demokracia në vendin tonë është shumë e brishtë. Po ashtu ajo shtoi se shteti duhet t'u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë.
E vlerësoj demokracinë, jemi këtu ne Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë. Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm qytetarët, por shteti duhet t'u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale ne zgjedhje.



