Minishengeni/ Qeveria Haradinaj dhe Oda Ekonomike e Kosovës kundërshtojnë samitin (VIDEO)

Minishengeni/ Qeveria Haradinaj dhe Oda Ekonomike e Kosovës kundërshtojnë samitin (VIDEO)

Ashtu sikurse edhe në samitet e mëparshme, atë në Novi Sad më 10 tetor dhe atë në Ohër, më 10 nëntor, Kosova do të mungojë në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Konfirmi vjen nga drejtoresha e zyrës për komunikim me publikun në qeverisë e Kosovës Donjeta Gashit, e cila për Tema TV, thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar minishengenin, një nismë të dëmshme për Kosovën.

Qëndrimi i Kryeministrit në detyrë Haradinaj sa i përket temave që janë trajtuar në takime të tilla, siç është rasti i Minishengenit, tashmë janë të qarta. E ardhmja e vendit është në BE dhe aspirata e Kosovës është lëvizja e lirë në themelet e frymës demokratike të familjes europiane. Çdo përpjekje tjetër nga kushdo, nuk është në të mirë të Kosovës dhe si e tillë nuk përkrahet”, thotë Gashi.

Ajo thotë se Prishtina zyrtare njeh si të vetmen nismë për Ballkanin, procesin e Berlinit.

"Kosova ka qenë aktive në raport me pergjegjësite e saja që ka pasur edhe në Ballkan dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e paqes dhe fqinjesisë së mirë. Për këtë arsye ne e kemi vlerësuar dhe kemi qenë të angazhuar në procesin e Berlinit, si një nga nismat me të qëlluara të Kancelares Merkel, për të ardhmën e Ballkanit. Këto janë procese kredibile, për të cilat si qeveri kemi pasur pergjëgjësi të plotë në raport me obligimet tona si Kosovë” , vlerëson drejtoresha e zyrës për informim në qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi.

Njoftimi vjen, një ditë pasi presidenca serbe ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit Aleksandar Vuçiç në samitin e liderëve, këtë fundjavë në kryeqytetin shqiptar. E ndërsa qeveria shqiptare ka bërë publike axhendën e samitit, është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, teksa mbetet për t'u parë përfaqësimi i Malit të Zi dhe Bosnjes.

Axhenda e samitit nis me takimin informal të premten, për të vijuar me eventin e organizuar në parkun olimpik për të mbijetuarit nga tërmeti.

Ndërkohë që në ditën e dytë, është parashikuar vizitë në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe më pas diskutimet mes lidërve do të finalizohen me një konferencë të përbashkët për shtyp, në Tiranë.

 

Oda e Kosovës kundër Minishengenit

Nisma e minishengenit ballkanik që do të diskutohet edhe në samitin e 20 dhe 21 dhjetorit në Tiranë, për Odën ekonomike të Kosovës nuk është tryeza ku Shqipëria dhe Kosova mund të çojnë përpara bashkëpunimin ekonomik dhe politik. E ndodhur në Tiranë në kuadër të asamblesë rajonale të dhomave të tregtisë, Olivera Ceni përfaqësuese e Odës mbështet qëndrimin e qeverisë së Kosovës, për të mos qenë të pranishëm në këtë takim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy