Grabisnin furgonat e parave nën kërcënimin e kallashit, zbulohet grupi italo-shqiptar

Grabisnin furgonat e parave nën kërcënimin e kallashit, zbulohet grupi italo-shqiptar

Një grup grabitësisht që kishte si objektiv mjetet e transportit të parave apo sendeve të tjera me vlerë është zbuluar nga policia italiane. Ai përbëhej nga italianë dhe shqiptarë.

Operacioni “Last Lady” i kryer njëkohësisht në disa province të Italisë si Salerno, Foggia, Napoli e Verona, por edhe në Gjermani ka ekzekutuar urdhrat e arrestit për disa prej anëtarëve të grupit.

19 persona me origjinë  nga Salerno, Foggia, Napoli dhe Shqipëria akuzohen si pjesë e grupit ndërkombëtar që kryente grabitje duke përdorur edhe armë lufte.

Hetimet kanë nisur pas grabitjes së një furgoni që transportonte para në Fisciano, në shkurt të këtij viti.

Përgjimet e telefonave zbuluan më pas strukturën e grupit dhe çuan në identifikimin e pjesëtarëve të tij.

Hetuesit kanë arritur të dokumentojnë të paktën pesë grabitje me armë, ndër të cilat është përdorur edhe Kallashnikovi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy