
Qeveria shqiptare tërhiqet nga vendimi i 2018-s për t’i kaluar Ministrisë së Turizmit rreth 1200 ha tokë në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë. Vendim i ri vjen pak ditë pasi kryeministri grek Cipras u shpreh se do të përdorë veton nëse Shqipëria nuk merr parasysh shqetësimet e pakicës greke për çështjen e pronave. Ndërkohë, po sot, mediat greke raportojnë për një bisedë telefonike mes Cipras dhe kryeministrit Rama.



