
Modelet e makinave që përdoren nga Agjenti 007 në filmat e tij gjithmonë kanë ngjallur kuriozitet. Në filmin e 25-të të James Bond “No Time to Die” i cili do të dalë në kinema këtë vit do të përdoren dy makina.
Aston Martin ka prezantuar makinat e reja që do të mund të shihen në filmin e ri të agjentit 007.
Këto makina janë versionet 007 të Vantage dhe DBS Superleggera, të cilat do të jenë të pranishme në filmin “No Time To Die”, që do të shfaqet në muajin nëntor.
Marka Aston Martin ka qenë e pranishme në filmat e agjentit 007 që nga viti 1965.






