Moska pezullon marrëveshjen me SHBA për riciklimin e plutoniumit

Moska pezullon marrëveshjen me SHBA për riciklimin e plutoniumit

 Rusia pezulloi sot një marrëveshje të rëndësishme me SHBA-në mbi riciklimin e dhjetëra tonelatave plutonium me origjinë bërthamore për shkak të veprimeve jomiqësore të Uashintonit.

Vladimir Putin firmosi një dekret presidencial që i jep fund një marrëveshje të arritur në vitin 2000 mes tij dhe Bill Clinton dhe që parashikonte për secilin prej vendeve riciklimin e 34 tonelatave plutonium me prejardhje nga stoqet e tyre gjigante me origjinë bërthamore të trashëguara nga Lufta e Ftohtë.

Dy vendet ishin angazhuara të transformonin plutonin në karburant me okside të përziera për centrale bërthamore.

Në të vërtetë, kjo marrëveshje, që është firmosur në kuadër të vullnetit për të luftuar kundër përhapjes së armëve bërthamore, nuk është aplikuar asnjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy