Një zjarr masik ka përfshirë pasditen e sotme zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj, si pasojë e të cilit janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe janë dëmtuar linjat e energjisë elektrike.
Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa OSHEE ka bërë ndërprerje të energjisë deri në momentin kur të grupet e terrenit të riparojnë linjat e dëmtuara.



