Diaspora nis regjistrimin/ Hoxha: Shumë emigrantë nuk janë të informuar për procesin

Diaspora nis regjistrimin/ Hoxha: Shumë emigrantë nuk janë të informuar për procesin

KQZ ka hapur zyrtarisht regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare. 

Drini Hoxha, përfaqësues i lëvizjes “Dua të votoj në 2025” tha përmes një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv se ndonëse një hap i vonuar, shqiptarët po e presin me shumë optimizëm procesin.

 

Drupal Ad

Sipas Hoxhës, deri më tani, në këto orë që ka nisur regjistrimi qytetarët nuk kanë hasur problematika në sistem, megjithëse shtoi se një pjesë e emigrantëve jashtë nuk janë shumë të informuar për procesin dhe se fushatat sensibilizuese duhet të jenë më të gjera.

Më në fund erdhi ky rezultat i shumëpritur prej 30 vitesh nga shqiptarët e diasporës. Është pritur mirë dhe shqiptarët janë shumë pozitivë dhe optimistë për këtë arritje.

Nuk kam numër ekzakt, i besoj numrit të KQZ-së, por s’ka informacion. Në Itali janë goxha persona, kam marrë persona se 20 persona  janë të regjistruar, kanë hapur llogarinë në platformë.

Shpresoj që numri të jetë më i madh, jam optimist për këtë gjë. Vota është detyrim moral për të mirën e Shqipërisë, dhe numri që tha Celibashi, janë gati 1.8 milionë votuesit shqiptarë, shpresoj të jenë.

Mendoj se më shumë se 80% do marrin pjesë në votime se ndiejnë që duhet një ndryshim për Shqipërinë.

Personat që janë jashtë territorit shqiptar nuk janë shumë të informuar. Shumica e emigrantëve shqiptarë nuk e dinë fare që kanë të drejtën e votës. Sot ka nisur regjistrimi, por ne kemi disa muaj që kemi nisur me sensibilizimin e personave. Që në mëngjes kemi filluar të publikojmë në rrjetet sociale se si mund të realizohet aplikimi në platformë. Nga sot deri më 11 mars ne do të informojmë, do të zbresim në terren, do të informojmë personat që nuk e dinë se si do të jetë votimi i datës 11 maj. Shpresoj që KQZ me buxhetin që ka mund të informojë, mund të bëjë një fushatë më të gjerë informimi.

Ka një siguri sa i përket procesit të votimit. Personat duhet të jenë optimist, të jenë sa më shumë në numër, të votojnë për personit që mendojnë se është i duhuri, Sa i përket garancisë së votës, janë gjëra që nuk mund të sigurohen deri në 100%. 100% garancinë  e votës nuk mund ta garantojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy