Inceneratorët, Kikia: Komisioni konfirmoi akuzat, pres arrestime të tjera

Inceneratorët, Kikia: Komisioni konfirmoi akuzat, pres arrestime të tjera

Për analistin Mentor Kikia, fundi i punës së komisionit hetimor për inceneratorët ishte i pritshëm, duke folur për një komision me dy raporte.

Duke folur për MCN TV, Kikia tha se në seancë miratohet raporti i shumicës, por sipas tij, ajo që u prodhua në fakt ishte dhe demonstrim i showt politik.

Kikia thotë se komisioni pati efekt pozitiv, pasi i dha spunto shumë të rëndësishme debatit publik, përtej trajtimeve që bëheshin në media, u bë konfirmimi i ca fakteve të thëna në media dhe për gati një javë u kthyen në qendrën e debateve.

“Dëshmitë konfirmuan se janë bërë ligje të posaçme, për të konfirmuar këto operacione me kosto marramendëse. U bë një lloj transparence, edhe pse zyrtarët e qeverisë u treguan shumë të zotë për të devijuar nga çështja, edhe pyetja pa përgjigje, çoi ujë në mullirin e transparencës. Hetimi parlamentar ka vlerë politike, publike, por fajtor në aspektin ligjor vendos vetëm Prokuroria. S’kisha dyshim që Kryeministri do i përgjigjej ftesës për të dëshmuar, sepse në të kundërt do të thoshte se i shmanget hetimit se nuk do të përballej. Dihej se ai do e shfrytëzonte seancën për të defaktorizuar komisionin hetimor, si institucion transparence, pasi ai është një politikan që këtu është në habitatin e tij. Më herët në një komision tjetër parlamentar, Rama shkoi me megafon. Është komentuar fort cilësia e pyetjeve, mënyra se si është drejtuar komisioni, fakti që ka patur kritika si nga njëra palë edhe nga tjetra”, u shpreh Kikia.

Më tej shtoi se faktorizimi i Jorida Tabakut si pjesë e Lulzim Bashës, nuk i shkonte për shtat asaj të Sali Berishës, ndaj e akuzuan për flirt me Edi Ramën.

Kikia shtoi se parashikon arrestime të tjera, por nuk e di se në cilin nivel do të shkohet.

Lidhur me arrestimin e Lefter Kokës, tha se nuk është shtrirë në mënyrë lineare procesi i hetimit, por u mor një njeri dhe u arkivua si i arrestuar dhe atë Edi Rama e përdor si alibi që ka një ish-ministër atje brenda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy