Kandidatët humbës mbështesin Bashën: Nuk ke faj ti, votat i blenë Rama dhe Foltorja

Kandidatët humbës mbështesin Bashën: Nuk ke faj ti, votat i blenë Rama dhe Foltorja


Kandidatët me të cilët PD-ja u përfaqësua në garën e 6 prillit bëjnë fajtorë për humbjen qeverinë dhe Sali Berishën. Ata u mblodhën sot në selinë blu, të thirrur nga kryetari Bashsa, krahas krerëve të rretheve.

Kandidati i Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, tha se votat në bashkinë ku ai kandidonte u blenë. Ndërsa duke iu drejtuar Bashës, ai tha se nuk ka asnjë faj.

Kishim përballë edhe qeverinë, edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash.

Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoju llogari deputetëve, nuk vihet në fushatë për foto.

Edhe Luan Haka, kandidati i PD në Dibër, ngriti të njëjtin pretendim

Krenar për vendin e tretë, votat në këtë bashki u blenë.

Xhemal Bushati, kandidat i PD në Shkodër, tha se partia duhet të bëjë analizën, por Basha duhet të qëndrojë.

Duhet analizë, Basha s’ka pse të ikë. E vërtetë që s’mora 10 mijë vota.

Ndërsa Agron Kapllanaj u tërhoq nga basti për dorëheqje, i vënë para disa javësh.

Sa i takon deklaratës sime, që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy