Shehu: Në Kazakistan populli dogji qeverinë se u ngrit çmimi i naftës, këtu djegin partinë (VIDEO)

Shehu: Në Kazakistan populli dogji qeverinë se u ngrit çmimi i naftës, këtu djegin partinë (VIDEO)

“Në Kazakistan populli dogji qeverinë se u ngrit çmimi i naftës, këtu djegin partinë”, kështu u shpreh në studion e MCN TV kreu i FRD-së, Sali Shehu teksa analizonte protestën e 8 janarit në selinë e PD.

Ai u shpreh se ka parë me keqardhje atë që ndodhi në PD, ndërkohë që shtoi se dënon veprimet e dhunshme.  

Shehu theksoi se PD duhet të riorganizohet me shpejtësi, pasi demokratët presin t’i udhëheqë dikush.

Intervista:

Si e keni parë protestën në selinë PD?

Shehu: Si ish-deputet dhe pjesë e strukturave të PD e kam parë me shumë keqardhje atë që ndodhi në selinë e PD. Ishte një ngjarje e pa ndodhur në historinë politike të Europës. Unë e dënoj rreptësisht veprimin e dhunshëm në selinë e PD, partinë kryesore opozitare. PD i fitoi zgjedhjet e 25 prillit të 20121. Këtë e mbështes edhe në skandalet e qeverisë që po dalin ditët e fundit. Publikimi i listës së pagave vërtetoi se 60 mijë punësime të reja janë bërë në muajin prill dhe kjo ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve.

Demokratët janë sulur dhe thonë e Basha është kah Ramës…

Shehu: Bashkëbisedimi i Ramës me demokratët ishte i stisur dhe ishte më e shëmtuar se ajo që ndodhi në selinë e PD. Ai nuk duhet ta bëjë këtë. Kryeministri kur merr postin nuk është kryeministër vetëm i zgjedhësve të tij. Ramën nuk e deshën shqiptarët në zgjedhjet e 2021-shit.

Rama është komod në këtë opozitë…

Shehu: Unë mendoj se PD duhet të ulet dhe të bëjë analizë të thellë. E kam dënuar dhunën në selinë e PD.

A po nuhasni ju një pol të tretë?

Shehu: Të gjitha përpjekjet do të bëhen. Është e turpshme ajo që ndodhi por ata nuk presin të udhëhiqen nga Rama. Rama nuk do ta çojë mandatin deri në fund. Kjo që ndodhi do ti hapë rrugë një trupe të re. Lider legal i PD sot është Basha, nesër mund të jetë dikush tjetër kur të bëhen zgjidhjet. Për mua nuk ka rëndësi kush është lideri, PD duhet të riorganizohet. Demokratët presin ti udhëheqë dikush. PD duhet të lëvizë shpejt dhe të krijojë kohezion për tu shndërruar në lokomotivë drejt qeverisë. Ne po presim që selia e PD të shkojë në gjendjen e mëparshme dhe të kthehet në ambient që reflekton qytetari. Më pas do bëjmë të gjithë përpjekjet për të krijuar shpresë për një qeveri të re. PD nuk duhet ti bëjë njerëzit mish për top, kush po interesohet për ata që janë arrestuar.

Ka persona të inkriminuar tek të dyja palët?

Shehu: Për sa kohë ngjarja ka marrë përmasa ligjore por investigohet dhe nuk mund të bëj interferim. Me atë që ndodhi jemi bërë gaz i botës. Në Kazakistan populli dogji qeverinë se u ngrit çmimi i naftës, këtu djegin partinë. PD duhet të vendosë me shpejtësi kohezionin brenda partisë. Rama nuk ka çfarë i jep këtij populli, e ka thënë dhe vetë.

I intereson Ramës Basha në krye?

Shehu:Ramës i intereson opozita siç e sheh sot. Por dy janë komponentët që e bëjnë një qeveri, opozita dhe maxhoranca dhe qeveria vetë duhet të jetë e interesuar për këtë. Ky është një moment që do të sqarohet.

Çfarë e shtyu Bashën të bënte këtë deklaratë ku përmendi Berishën, Ramën dhe biznesmenë?

Shehu: Këtë e ka bërë dhe Rama, por Luli hoqi veten dhe vuri dikë tjetër. Në Shqipëri nëse biznesmenët kanë marrë më shumë se ç’duhet nuk kanë vjedhur bankat, i kanë marrë për shkak të favoreve që këto në pushtet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy