Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me zhvillim të vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në këto zona priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1–2 ballë.



