
Një gjykatë në Moskë i ka hequr licencën e botimit gazetës së pavarur Novaya Gazeta, e drejtuar nga fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.
Vendimi është marrë me kërkesë të agjencisë shtetërore të kontrollit të medias, Roscomnadzor.
Megjithatë, Novaya Gazeta e kishte pezulluar publikimin me vendim autonom që nga marsi duke denoncuar presionin e autoriteteve për pozicionin e saj kritik kundër të ashtuquajturit operacioni special ushtarak në Ukrainë.



