Djali në gjendje të dehur, e mbyti babanë në krevat/ Fqinjët: Nuk vuante nga probleme mendore (VIDEO)

Djali në gjendje të dehur, e mbyti babanë në krevat/ Fqinjët: Nuk vuante nga probleme mendore (VIDEO)

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Remas të Divjakës, ku djali mbyti babanë e tij.

Andrea (Kujtim) Stase 58 vjeç mbyti me duar të atin Dhimitër Stase, 85 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Bëhet e ditur se autori i vrasjes ka qenë i dënuar në Itali 13 vjet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe se këtë vit është kthyer në Shqipëri.

Një fqinje e viktimës dhe autorit thotë se 58-vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke përgënjeshtruar atë që qarkulloi në media.

Sipas saj, i dyshuari e ka emrin Kujtim dhe jo Andrea, ndërsa pretendon se është i aftë dhe merrej me punë bujqësie.

Bashkë jetonin. Deri para disa vitesh jetonte jashtë shtetit, mirë ka qenë nga mendja. Për të kujdesej nusja e vëllait. Ai djali punonte. Nuk kanë qenë të rrezikshëm.

Ndërsa një banore tjetër thotë se viktima u gjet në krevatin e tij në dhomën e gjumit, teksa mohon që të vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Viktima kishte pesë fëmijë tre djem dhe dy vajza, prej të cilëve dy me kartelë të shëndetit mendor

Viktima Dhimitër Stase, jetonte me dy djemtë e tjerë, të dy me sëmundje të theksuar të shëndetit mendor.  Autori është djali i tretë i viktimës dhe më i madhi, 58 vjeç.

Fqinjët e familjes Stase pohojnë se ata jetonin në gjendje të vështirë ekonomike dhe gruaja e shtëpisë ka shumë vite që ka vdekur. Autori i krimit nuk kurohej për sëmundje të shëndetit mendor, ndërsa viktima kohët e fundit ka bërë kallëzim në polici për dhunë nga djali i tij. Pas ngjarjes ka qenë nipi i viktimës ai që ka lajmëruar policinë për krimin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy