Gjermania me kancelar të ri/ Milo: Merz do të forcojë kontrollin ndaj imigracionit ilegal

Gjermania me kancelar të ri/ Milo: Merz do të forcojë kontrollin ndaj imigracionit ilegal

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka komentuar zhvillimet politike në Gjermani pas zgjedhjes së kancelarit të ri, Friedrich Merz.

Në studion e edicionit të lajmeve në MCN TV, Milo theksoi se qeveria e re e drejtuar nga CDU-ja pritet të jetë një qeveri e fortë dhe me profil ekspertësh, me masa të qarta për forcimin e kontrollit ndaj imigracionit ilegal.

 Në qëndrimet që ai mbajti gjatë fushatës elektorale, por edhe në atë dokumentit që u publikua të marrëveshjes me socialdemokratët jepet të kuptohet që do të ketë shtrëngesa në politikën ndaj imigracionit ilegal. Do të ketë kontroll më të fortë dhe me veprimet që kanë ndodhur në këtë periudhë tranzicioni, paralajmërohet që Gjermania do të forcojë kontrollin ndaj imigracionit ilegal. Është dhënë ky mesazh.

CDU-ja ndërton qeveri të forta. Në traditën gjermane CDU ka pasur qeveri të forta. Është parti që ka mbështetje, por ka dhe përvojë qeverisëse.

Merz ka qenë rival i denjë i Angela Merkel për t’u bërë kancelar në 2017, por ai u largua dhe për një kohë relativisht jo të vogël ai u angazhua në biznes. Ka një përvojë në biznes, e njeh logjikën e biznesit, por është ajo që sa e njeh logjikën dhe biznesin e qeverisjes.

CDU është parti e madhe, e fortë, me përvojë, që ka mjaft vlera në gjirin e vet, mesa jemi informuar disa prej këtyre vlerave më të spikatura ai i ka marrë në projektin e qeverisë që po ndërton dhe do fillojë të funksionojë. Janë emra të dëgjuar, jo vetëm në fushën e politikës së jashtme dhe integrimit, por edhe në fushën e ekonomisë. Kjo qeveri mirëfilli ekspertësh. Edhe social demokratët kanë marrë emrat e tyre më të mirë dhe i kanë propozuar në qeverinë që po krijohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy