Jamarbër Malltezi, u përfshi në një incident gjatë procesit të votimit në zonën e Spitallës në Durrës, teksa po ndiqte nga afër procesin e votimit.
Korrespondentja e MCN TV, Ervina Garo, tha në një lidhje direkte se Malltezi pretendoi se në këtë qendër komisionerja e Partisë Socialiste po fotografonte kartat e identitetit, ndërsa vëzhguesit e ‘Shtëpisë së Lirisë’, janë nxjerrë jashtë qendrës, me pretendimin se nuk kanë pasur akreditimin e KQZ.
“Malltezi pretendon se ka filmuar komisioneren e Partisë Socialiste, që filmonte kartat e identitetit. Ai pretendon se efektivët e Policisë Bashkiake, i kanë fshirë videon dhe i kanë kthyer telefonin. Ne kontaktuam drejtorin e Policisë Bashkiake dhe na u konfirmua se nuk ka në terren efektiv të Policisë Bashkiake. Por në terren kanë qenë policë. ‘Shtëpia e Lirisë’ pretendon se po u bëhet presion votuesve. Ne disponojmë edhe një fotografi të një vajze që fotografon një kartë identiteti”.



