
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim, ka zhvilluar sot një takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në njoftimin e ambasadës së SHBA, theksohet se gjatë takim, Kim ka theksuar ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara.
“Takimi i sotëm i ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. SHBA Qëndron Krah Shqipërisë”,- theksoi ambasada e SHBA në vendin tonë.
13:16h- Ambasadorja e SHBA takon kreun e SPAK
Në vazhdën e takimeve pas ardhjes në Tiranë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte sot në zyrën e kreut të SPAK, Arben Kraja.
Takimi vjen pas përfundimit të afatit për aplikantët për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Një ditë më parë Kim u takua edhe me kryeprokurorin, Olsian Çela. Diplomatja amerikane i garantoi Prokurorit të Përgjithshëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.
Kim gjithashtu nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.



