Kapriçot e motit godasin Elbasanin, Duka: Breshëri shkatërron të mbjellat e stinës, dëme dhe në bagëti

Kapriçot e motit godasin Elbasanin, Duka: Breshëri shkatërron të mbjellat e stinës, dëme dhe në bagëti

Kapriçot e motit në fund të muajit qershor kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Elbasanit. 

 

Edhe pse stuhia ka zgjatur vetëm pak minuta, intensiteti i saj i shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ka qenë i mjaftueshëm për të shkatërruar kultura bujqësore dhe për të dëmtuar rëndë investimet e fermerëve.

 

Sipas banorëve të zonave të prekura, situata është përsëritur për disa ditë me radhë në pasdite, duke krijuar pasiguri të madhe për prodhimin e stinës dhe të ardhurat familjare që varen nga bujqësia.

 

Gazetarja Entela Duka, në një lidhje për MCN Live, përshkroi situatën në terren duke theksuar se dëmet janë të shtrira dhe në disa raste totale.

 

Elbasani vazhdimisht ka surpriza sa i takon motit dhe këtë fund qershori janë regjistruar problematika në qark. Ajo shprehja popullore ‘shiu i verës është bereqet’, nuk është e tillë në këtë rast, pasi prej tre ditësh pasditet sjellin një panoramë tjetër me shkarkesa të larta elektrike dhe reshje breshëri. Vetëm 10 minuta reshje në fshatin Drizë të Gramshit kanë shkatërruar të mbjellat, vreshtarinë dhe pemët frutore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

 

Ajo shtoi se pritet ngritja e një grupi pune për vlerësimin e dëmeve dhe mundësinë e kompensimit të fermerëve.

 

Pritet të ngrihet një grup pune për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë rimbursim për fermerët. Fatkeqësisht, thuajse të gjitha të mbjellat e stinës janë shkatërruar. Perimet ndodheshin në fazën e parë të prodhimit dhe janë dëmtuar rëndë, gjë që është shumë e dhimbshme për fermerët që investojnë kursimet e tyre familjare.

 

Situata është rënduar edhe në sektorin e blegtorisë. Sipas raportimeve, në zonën e Spatharit, shkarkesat elektrike kanë shkaktuar ngordhjen e një tufe bagëtish, ndërsa bariu ka shpëtuar pa lëndime.

 

Probleme janë shënuar edhe në infrastrukturën rrugore, ku për shkak të kushteve të motit dhe terrenit të rrëshqitshëm, dy mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur, duke vështirësuar lëvizjen në disa segmente rurale të qarkut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy