Vritet me armë zjarri një 49-vjeçar në Tiranë

Vritet me armë zjarri një 49-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në rrugën "Fadil Bodinaku" në Tiranë.

Edmond Papa, 49 vjeç  ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal nga një person ende i paidentifikuar.

Bëhet me dije se si pasojë e plagëve të marra 49-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. 

Mësohet se Papa ka qenë biznesmen në Sarandë.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku",  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy