Një numër mjaft i konsiderueshëm qytetarësh dolën në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, për të protestuar kundër abortit, që pas një vendimi të gjyaktës kushtetuese është pothuajse i ndaluar.
Sipas CNN protestë si ajo kundër abortit nuk ishte parë kurrë në vitet e fundit në Poloni. Kryebashkiaku Rafal Trzaskoëski tha se ishin më shumë se 100 mijë protestues, ndërsa organizatorët deklaruan përtej 150 mijë vetave.
Policia arrestoi 37 protestues të premten në mbrëmje, shumica dërrmuese ishin huliganë futbolli, tha të shtunën në mëngjes Sylëester Marczak, zëdhënësi i selisë së policisë së Varshavës. ‘Duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve, ishte një protestë shumë paqësore,’- shtoi ai.
Një protestë e kësaj shkalle pjesmarrje nuk ishte parë në Poloni që prej lëvizjes solidare në 1980, e cila e detyroi qeverinë e saj kohe të largohej.
Kjo protestë erdhi në ditët e nëntë të saj, për arsyen se gjykata kushtetuese me 22 tetor e konsideroi abortin për shkak të defekteve të fetusit si antikushtetues. Kjo do të thoshte se aborti në Poloni do të ishte i ligjshëm vetëm për dy arsye, nëse shtatzënia kërcënon jetën dhe shëndetin e nënës, ose nëse një grua mbetet shtatzënë pas përdhunimit ose incestit.



