Vaksina ruse kundër koronavirusit funksionon

Vaksina ruse kundër koronavirusit funksionon

Shkencëtarët rusë nxorën raportin e tyre të parë mbi vaksinën e koronavirusit duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit.

Raporti, i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”, thotë se çdo personi, të cilit iu administrua vaksina zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk paraqiti asnjë efekt anësor serioz. Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike.

Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë. Por Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke i cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve. Disa mjekë perëndimorë kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se gjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm.

Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin deklaroi megjithatë se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe tha madje se një të tillë, ia kishte dhënë edhe vetë vajzës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy