
Kryetar i nisma ‘Thurrje’, Endri Shabani nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur lidhur me deklaratat e bëra sot nga ambasadorja amerikane Yuri Kim ku ngrinte disa pyetje për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, u shpreh se e shqetëson fakti që sot pas 30 vitesh ne na duhet ende ndihma e të huajve për të pastruar elitat.
Ai tha se këtu çdo ndihmë e jashtme në ndërrimin e elitave është e domosdoshme, pasi siç ai shprehet nuk kemi një demokraci totale.
Mua më shqetëson që pas 30 vitesh na duhet një ndihmë e jashtme për të pastruar elitat. Dhe gjërat duhen parë në kontekst, pra ti thonim ne amerikanëve në vitet 90 që mos na ndërhyni në punët e brendshme i binte që praktikisht të mos pranonin asnjëlloj ndihme të jashtme përballë një establishmenti që kishte 50 vjet që kishte marrë vendin peng. Tani ajo po ndodh dhe sot, Berisha 80 vjeç ka ardhur në pushtet në 90 dhe do që të qarkullojë elita. e njëjta gjë bëhet nga Rama, Meta. dhe ky është thelbi, por duhet pasur parasysh se këtu çdo ndihmë e jashtjme në ndërrimin e elitave është e domosdoshme. të mos bëjmë tani sikur kemi një demokraci totale dhe po na ndërhyjnë nga jashtë, sepse unë them më mirë ndërhyrja e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës sesa ti tregojmë dhëmbët Perëndimit.



