
Sa vlen jeta e Mark Zuckerberg? Nuk ka një përgjigje të saktë, por një tregues indirekt vjen nga shpenzimet për sigurinë e jetës, të gjeneruara nga Facebook-u. Sipas një raporti të fundit, të cilit i referohet Protocol, flitet për 23.4 milionë dollarë vetëm në vitin 2020, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 20.4 milionë të një viti më parë. Një pjesë e kësaj rritje sigurisht i atribuohet rrezikut Covid dhe masave të fundit për mbrojtje gjatë punës në distancë, e cila është karakterizoi gjysmën e 2020-s.
E dyta në listë është Sheryl Sandberg, zyrtare e lartë e Facebook, për të cilën u shpenzuan 7.6 milionë dollarë. Në vendin e tretë gjejmë CEO e Google, Sundar Pichai, siguria e të cilit kushton 5.4 milion.
Pak më shumë se 2 milion dollarë paguhet për themeluesin e Lyft John Zimmer, ndërsa CEO i Oracle kushton 1.7 milionë dollarë. Më poshtë renditet Jeff Bezos i Amazon, me 1.6 milion. Por duhet gjithashtu të theksohet se në këtë rast, njeriu më i pasur në botë paguan nga xhepi i tij, duke mos u shfaqur në regjistrat e shpenzimeve të biznesit. Nuk ka të dhëna për Satya Nadella, CEO i Microsoft, ndërsa Tim Cook i Apple nuk shkon përtej $ 500 000. Por figura më kurioze nga të gjitha është ajo e lidhur me CEO të Uber Dara Khosroëshahi për të cilën shpenzimet janë ulur: nga dy milion dollarë në 2019 në 850 mijë vitin e kaluar.



