Daci: Luan Daci u shkarkua pa ligj, duhet të kthehet në detyrë të nesërmen e botimit të vendimit të Kushtetueses (VIDEO)

Daci: Luan Daci u shkarkua pa ligj, duhet të kthehet në detyrë të nesërmen e botimit të vendimit të Kushtetueses (VIDEO)

Avokati Jordan Daci komenton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi pjesërisht kërkesën e ish-anëtarit të Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci, duke prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë, të Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN, ai deklaroi se janë disa shkaqe, shkelje të rënda proceduriale por edhe të ligjit nga gjykatat përfshirë edhe Gjykatën e Lartë që çuan në këtë vendim.

Problemin e kemi konstatuar që në shkallë të parë dhe kjo çështje do të duhet të trajtohet nga Gjykata e Lartë.

Duke qenë se Gjykata e Lartë cilësohet vendim përfundimtar dhe jo i Apelit dhe duke qenë se ndaj zotit Daci nuk ka asnjë masë sigurie, referuar dhe praktikës së KPA, do të duhet të kthehet në detyrë që të nesërmen e botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zgjidhja nga Gjykata e Lartë mund të marrë qasje të ndryshme nga ajo që kemi njohur. Për ne është e qartë se gjykatat e kanë dënuar pa ligj.

Nuk ka asnjë lloj mënyre dhe shansi të kemi të njëjtin vendim, se mënyra si është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese nuk lë shumë hapësirë për interpretim.

Për më tepër që duhet të japë përgjigje të argumentuar për çdo pretendim tonë. Kemi vendim të Gjykatës së Apelit që thotë se nuk ka vepër penale dhe është lënë në apel. Rasti meritonte vëmendje të shtuar.

Lidhur me ankimin e shprehur se Luan Daci nuk mund të dënohet për falsifikim intelektual, avokati sqaroi se falsifikimi intelektual si term nuk ekziston fare.

Dhe kur e kanë kopjuar gjykatat tona, e kanë kopjuar gabim. Në Itali është falsifikim ideologjik.

Nuk ka ndonjë CV në botë që thotë në filan vend jam shkarkuar për këtë shkak. Nuk mund të dënohesh për ato që shkruan në CV.

Është në detyrën e organeve kushtetuese që të bënin verifikimet e rastit.

Kujtojmë se Luan Daci u dënua me 6 muaj burg, konvertuar në shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gjykata vendosi të deklarojë të falsifikuar kërkesë/aplikimin e datës 3 shkurt 2017 të depozituar nga Daci pranë Avokatit të Popullit për një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy