Toma: Jemi drejt situatës së mungesës së barnave (VIDEO)

Toma: Jemi drejt situatës së mungesës së barnave (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik me Sheba Medical Center, nga Izraeli dhe Spitalit Onkologjik në Tiranë. Ai tha se duke nisur nga ky vit dhe për 7 vitet në vijim, ky spital izraelit dhe mjekë nga Izraeli do të mbikëqyrin punën në Spitalin Onkologjik, por edhe në sektorët e tjerë në QSUT, duke nisur nga vendimmarrjet e ndryshme organizative nga protokollet mjekësore dhe deri tek te blerja e barnave dhe teknologjisë. Diana Toma, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, në studion e MCN tha se po shkohet drejt situatës ku mund të mungojnë barnat dhe kjo për shkak të keqmenaxhimit.

Po ta shohësh nga jashtë thua, politikëbërja dhe bluzat e bardha. Mua më duken dy kampe që bëjnë teatër. Njëri kamp që dallohet mirë sa optimist është lidhur me ato që dëgjon dhe janë të detyruar të jenë aty për dy arsye: për të vijuar statusin. Të dy palët bënin sikur u interesonte të qenit ballë për ballë. Kanë kaluar 12 vjet nga ky lloj menaxhimi shëndetësor. Në këto 12 vjet nuk kam dëgjuar asnjë autokritikë.

Kryeministri thotë fjalën e vet, unë them fjalën time. Ai panel nuk fliste dot si profesionist, por si interpretues i asaj çfarë i kishin shpjeguar. Që të mjekohet saktë një diagnozë është identifikimi i hershëm dhe ndërhyrja në kohë. Kontrolli, aksesimi i kontrollit, i analizave, i skanerit, petskanerit. Më pas ndërhyn mjeku. Nënshtrohet pacienti me ekzaminim. Duhen lëndë të cilat janë produkte të sektorit farmaceutik. Gjenden gjithmonë? Jo! Edhe në sallë duhen produkte farmaceutike. Vjen kimiterapia. Ku shkon kërkesa? Në farmacinë spitalore? Po nëse nuk i ka farmacia a e çojmë dot në fund trajtimin? Na pamundësohet nga mungesa e barnave. Nga vjen kjo? Nga mospasja e financave të mjaftueshme. Sot shteti është në situatë komode, thotë unë do të jap lekët ti, shko bliji. Jemi në vështirësi për t’i siguruar. Jemi drejt situatës që do mungojnë barnat. Është deklaruar që është dhjetëfishuar buxheti. Po pse nuk zëvendësohet grupi menaxhues me një grup tjetër?

E parë tërë atë amfiteatër me mjekë? Asnjë farmacist! Si mundet? Ministrja tha do çojmë për master në sfera të ndryshme. Kemi kërkuar hapjen e specializimeve në farmaci, siç i ka bota.

Është gjë shumë e mirë që në shëndetësi të bashkëpunohet. Është gjë shumë e mirë që shteti të investojë në specializimin e kuadrove. Për shërbim onkologjik Shqipëria ka nevojë nga veriu në jug.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy